Isa Mustafa është konsensusi për kryetar të LDK-së

Prishtinë | 01 Gus 2019 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Isa Mustafa është kandidati konsensual për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ky vendim është marrë në parim në kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, mëson Klan Kosova nga burime të sajë.

Kërkesa që Mustafa të kandidojë për mandatin e tretë ka ardhur pas insistimit të një pjese të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ky vendim nuk është kundërshtuar as nga pretendentët për kryetar të LDK-së, aktualisht nënkryetarët Agim Veliu dhe Lutfi Haziri.

Që të dy nuk kanë folur pas takimit të kryesisë së LDK-së.

Dy ditë para Kuvendit të këtij subkjekti, kryesia nuk ka arritur të vendosë nëse do të nominojë një figurë tjetër për pozitën e kryeministrit.

Një gjë e tillë mbetet për t’u diskutuar në takimin e nesërm që planifikon ta zhvillojë Kryesia e ngushtë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme