Isa Mustafa i kundërpërgjigjet Daut Haradinajt për idenë e korrigjimit të kufijve

Prishtinë | 18 Sht 2019 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur Daut Haradinajt për idenë e korrigjimit të kufijve.

Haradinaj ka thënë se ideja për ndryshim territoresh ka lindur në kohën e qeverisjes së Mustafës,

Ndërsa Mustafa ka thënë se në qeverisjen e tij nuk është biseduar as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht për shkëmbim territoresh.

“Minimumi që duhet të thoshte Haradnaj është një fakt i vetëm se kjo është përmendur dhe ka ndodhur gjatë qeverisjes time”.

“Nuk mahitem me Dautin me etiketime si të shkretë apo të mjerë, sepse e përkujtoj se jam lider i partisë më të fuqishme në Kosovë, por e ftoj që garën ta zhvillojë në rrafshin e argumenteve. Mos të shërbehet me të pavërteta”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme