Isa Mustafa kërkon nga degët mobilizim për zgjedhje të parakohshme

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 17:30 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

(E plotësuar) Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, pas takimit të Kryesisë me kryetarët e degëve, tha se iu kërkuan atyre të përgatiten për zgjedhje të parakohshme.

“Zgjedhjet nuk janë larg. Ne po punojmë edhe me strukturat tona, por edhe me deputetë. Po shkojmë drejt mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm”, u shpreh Veliu para gazetarëve.

Ai nuk e ka saktësuar se deri në sa ka shkuar numri i deputetëve që e mbështesin rrëzimin e qeverisë aktuale.

“Ne po punojmë edhe me subjektet tjera t’i bëjmë numrat për rrëzimin e kësaj qeverie. Ne po bisedojmë me subjekte opozitare edhe me deputetë nga koalicioni, në mënyrë që t’i bëjmë votat që ta rrëzojmë këtë qeveri”.

Ai shtoi se ditëve të ardhshme do të bëhet e ditur se edhe sa vota iu mungojnë për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.

Isa Mustafa mbledh kryetarët e degëve të LDK-së

Nën kryesimin e  kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, po mbahet mbledhje me kryetarët e degëve të kësaj partie.

LEXO Edhe:  LDK-ja “lanson” projektin “së pari zgjedhje, pastaj dialog”

Mbledhja ka filluar derisa mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Pas takimit pritet që të ketë edhe deklarata për media.

Të ngjashme