Isa Mustafa mbledh Kryesinë e partisë, pas dështimit marrëveshjes me VV-në

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 10:06 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë mbledhur në takim në selinë qendrore  të partisë, me ftesë të kryetarit Isa Mustafa, raporton Eonomia Online.

Gjatë ditës së djeshme ka dështuar për tu nënshkruar një marrëveshje për koalicion ndërmjet të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur lideri i VV-së, Albin Kurti i cili ka dal përmes një video ku ka treguar se nuk ka marrëveshje me LDK-në pasi që ajo nuk i ka pranuar kushtet të cilat i janë ofruar nga VV-ja.

Kurse nga ora 15:00 do të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së shtatë pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Dy partitë, tashmë kanë bërë të qarta pengesat që janë mes tyre për arritjen e koalicionit.

Që nga fillimi, kërkesa e LDK-së për postin e presidentit si dhe ministria e Punëve të Brendshme tash së fundmi, janë bërë pengesë që këto dy parti mos të merren vesh për koalicionin.

Të ngjashme