Isa Mustafa më 2015: FSK-ja në Veri vetëm me leje të NATO-s

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në vitin 2015, kishte deklaruar atë që thuhet në letërkëmbimin ndërmjet ish-kryeministrit Hashim Thaçit dhe ish-sekretarin e NATO’s, Anders Fogh Rasmussen ku thuhet se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri pa lejen e NATO’s.

“Është një pajtueshmëri me Aleancën Veri-Atlantike që në veri të vendit të mos shkohet pa marrëveshje me ta. Në çdo rast kur duhet të shkohet, kjo duhet të bëhet në pajtueshmëri me ta. NATO’ja nuk ka asgjë kundër që ne të themelojmë Forcat e Armatosura, por çdo gjë të bëhet në pajtueshmëri”, kishte thënë ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa më 2015.

Ndërsa sot, kryeministri Albin Kurti, i cili kohë më parë kishte nënshkruar marrëveshjen qeverisëse me Isa Mustafën e LDK-së ka denoncuar këtë letër-këmbim, duke kërkuar nga organet e drejtësisë të ndjekin të gjithë ata që e kanë nënshkruar.

Kurti ka thënë se nuk është në dijeni se Mustafa dhe Haradinaj kanë miratuar një letër-këmbim të tillë. Por me këtë deklaratë të Mustafës dëshmohet që ai kishte miratuar letërkëmbimin.

Gjatë ditës në media ka qarkulluar edhe një letër e ish-kryeministrit, Ramush Haradinajt, me të cilën ai kishte pranuar këtë letër-këmbim./GM

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme