Isa Mustafa për ofertën e Haradinajt: Premtimi nuk ka bazë ligjore

Prishtinë | 16 Nën 2020 | 19:59 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka komentuar ofertën e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt ku ky i fundit kishte deklaruar se nëse Vetëvendosje ose PDK thonë se votojnë kandidaturën e tij për president tash, do t’ia kthenin votën në të ardhmen.

Mustafa tha se oferta e Haradinajt nuk ka bazë ligjore, pasi Kushtetuta parasheh që kush të zgjidhet president, s’është më kryetar partie.

“Premtimi nuk e ka ndonjë bazë as ligjore e as kushtetuese, sepse kushtetuta parasheh që kush të zgjidhet president, s’është më kryetar partie. Nuk mund t’i mbajë prentimet e veta sepse heq dorë nga pozitat ne parti. Asnjë zgjidhje për pozitën e presidentit nuk mund të bëhet mbi këto baza. Mendoj se është e p”bazë”, ka deklaruar Mustafa në rtv21.

Haradinaj kishte deklaruar se u ka bërë një ofertë Vetëvendosjes dhe PDK’në në këmbim të votës së tyre që ai të zgjidhet president.

Ai thotë se u ka premtuar ‘rikthim vote në parim’ në një të ardhme të mundshme politike.

Të ngjashme