Isa Mustafa pret në takim kryeparlamentarin shqiptar, Gramoz Ruçi

Prishtinë | 06 Nën 2017 | 17:44 | Nga Vabona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi, i cili po qëndron në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, pasdite ka takuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa.

Mustafa, së bashku me zyrtarë të tjerë të LDK-së, e ka pritur në selinë e partisë Ruçin, i cili shoqërohej dhe nga kryetarët e Grupeve Parlamentare të PS-së, PD-së dhe të LSI-së.

Mediet kanë mundur të marrin vetëm pamje nga fillimi i takimit, ndërsa nuk ka pasur prononcime.

Ndërkohë, sipas një komunikate shtypi, gjatë këtij takimi, kryetari Mustafa i njoftoi bashkëbiseduesit “për rolin e LDK-së në proceset shtetformuese dhe kontributin e saj në ndërtimin dhe forcimin e shtetësisë”.

Po ashtu, Mustafa ka folur për zhvillimet aktuale në vend, për procesin e zgjedhjeve lokale si dhe për aktivitetin e LDK-së për raundin e dytë të zgjedhjeve.

Nga ana e tij, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë thuhet se e falënderoi Mustafën për pritjen duke theksuar përkrahjen e Kuvendit të Shqipërisë për Kosovën.

Më herët, gjatë ditës, delegacioni nga Parlamenti i Shqipërisë ka zhvilluar takime me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Mes tjerash, Ruçi ka folur rreth çështjes së demarkacionit të kufirit që Kosova nuk e ka kryer ende me Malin e Zi, si një parakusht për liberalizimin e vizave. Ruçi tha se kjo çështje duhet të kalojë përtej interesave partiak me qëllim që mos të humben miqtë si ShBA dhe shtete e Bashkimit Evropian.

Të ngjashme