Isa Mustafa reagon pas lajmit nga Haga: Luftëtarët e UÇK-së luftuan për ta mbrojtur popullin

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka reaguar pas lajmit se është dorëzuar aktakuzë nga Prokurori i Specializuar, për presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe kreun e PDK’së, Kadri Veselin, raporton Gazeta Express.

Mustafa në Facebook ka shkruar se beson në luftën e UÇK’së.

Besoj thellë se lufta e UÇK-së Ishte dhe do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare si luftë e drejtë dhe pastër, se luftëtarët e UÇK-së luftuan për ta mbrojtur popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb”, ka thënë ai.

Të ngjashme