Isa Mustafa refuzon të jetë mandatar për kryeministër

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pritet që gjatë ditës të sotme t’i dërgojë LDK-së letrën në të cilën ia kërkon emrin e kandidatit për ta nominuar për Kryeministër për të formuar për Qeverinë e re.

E për të caktuar këtë emër, LDK ka mbledhur kryesinë e saj, ku pritet të vendosin se kush do të jetë kandidat.

Kreu i kësaj partie Isa Mustafa, ka nuk ka pranuar propozimin që ai të jetë mandatar për kryeministër.

Tani është duke u diskutuar për emra të tjerë, dhe pasi të vendoset, kryesia këtë emër të ja dërgojë Këshillit të Përgjithshëm të partisë, që ta votojë si mandatarin për formimin e qeverisë së re të koalicionit LDK-AAK-Nisma.

Emrat që janë duke u diskutuar aktualisht për t’u mandatuar për këtë post, mësohet se janë Avdullah Hoti, Lutfi Haziri dhe Kujtim Shala. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme