Isa Mustafa shkarkon ministrin Lubomir Mariq

Prishtinë | 16 Dhj 2016 | 13:06 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë sot vendim për shkarkimin e Lubomir Mariqit nga detyra e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.

Në vend të tij në këtë detyrë është emëruar Mirjana Jetviq, e cila deri më tani ka qenë zëvendësministre e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Dihet se Mariq, publikisht ishte shprehur kundër anëtarësimit të Kosovës në FIFA; si dhe disa herë kishte marrë pjesë në aktivitete të Qeverisë së Serbisë në Kosovë.

Po, në njoftimin e Qeverisë nuk jepen arsyet e shkarkimit të tij. “Këto vendime janë marrë me propozimin dhe në konsultim me përfaqësuesit e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Të ngjashme