Isa Mustafa shkon në rezidencën Rugova

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 12:21 | Nga

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është duke qëndruar për vizitë në rezidencën e familjes së presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova

Besohet se kjo vizitë ka të bëjë me një vizitë të mëparshme në rezidencën Rugova të kandidatit për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj.

Haradinaj po në këtë vizitë mori mbështetjen e familjes Rugova për krijimin e Qeverisë.
Në ndërkohë që u raportua se deputetja e zgjedhur e LDK-së, Teuta Rugova kishte arritur një marrëveshje me Haradinajn për të votuar këtë të fundit për të parin e Qeverisë, raporton Klan Kosova.

Por ishte vetë Rugova që më pas përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook tha se krejt kjo u keqkuptua, pasi ajo do të qëndrojë prapa vendimeve të LDK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme