Isa Mustafa: Sot mbushen katër vjet nga pranimi i Kosovës në UEFA

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kujtuar se sot mbushen katër vjet nga pranimi i Kosovës në UEFA.

Sipas tij, Kosova bëri hapat më të mëdhenj të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare të sportit, pas një pune titanike të gjigantit të futbollit, Fadil Vokrri, por edhe të angazhimit të madh të Ministrit të atëhershëm të Kulturës, Sportit dhe Rinisë, Kujtim Shalës, njofton Klan Kosova.

“Vendet që akoma nuk e njohën Kosovën si shtet, pranuan organizatat sportive të Kosovës si pjesë të familjes evropiane dhe botërore, me flamurin shtetëror të Kosovës”.

“Në ditën e sotme, përgëzojmë të gjithë ata që me përkushtim punuan për anëtarësimin e Kosovës në UEFA”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

Sot mbushen katër vite nga pranimi i Kosovës në UEFA. Pas një pune titanike të gjigandit tonë të futbollit, Fadil Vokri, i cili sot nuk është në mesin tonë, por edhe të angazhimit të madh të Ministrit të atëhershëm të Kulturës, Sportit dhe Rinisë, z. Kujtim Shala, Kosova bëri hapat më të mëdhenj të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare të sportit.
Vendet që akoma nuk e njohën Kosovën si shtet, pranuan organizatat sportive të Kosovës si pjesë të familjes evropiane dhe botërore, me flamurin shtetëror të Kosovës.
Në ditën e sotme, përgëzojmë të gjithë ata që me përkushtim punuan për anëtarësimin e Kosovës në UEFA.

Fotografia e Isa Mustafa
Fotografia e Isa Mustafa
Fotografia e Isa Mustafa
Fotografia e Isa Mustafa

Të ngjashme