Isa Mustafa takohet me gratë e LDK-së, bisedojnë për shkeljen e Kushtetutës nga koalicioni PAN

Prishtinë | 28 Qer 2019 | 15:11 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka takuar sot Kryesinë dhe kryetaret e Degëve të Forumit të Gruas së LDK-së, të udhëhequr nga kryetarja e Forumit të Gruas, Lirije Kajtazi.

Mediet u lejuan të marrin vetëm pamje nga takimi.

Por, sipas një njoftimi për medie, në takim është diskutuar për proceset aktuale nëpër të cilat po kalon vendi “të karakterizuar me qeverisjen skandaloze dhe shkeljen e Kushtetutës nga koalicioni PAN”.

“U vlerësua lart roli i grave në jetën politike dhe shtetërore të vendit sidomos roli dhe kontributi i tyre në LDK”.

“Gratë në LDK kanë ndihmuar në të gjitha zhvillimet politike dhe kanë qenë faktor në zhvillimin e demokracisë së brendshme partiake”, ka thënë kryetari Mustafa.

Lexo më shumë:

Të ngjashme