Isa Mustafa, telegram ngushëllimi për vdekjen e ish-ambasadorit slloven

Prishtinë | 16 Jan 2019 | 20:26 | Nga Ekonomia Online

Kreu i LDK-së Isa Mustafa, i ka shprehur popullit slloven ngushëllime për vdekjen e ish-ambasadorit Miljan Majhen, transmeton Ekonomia Online.

Mustafa në një telegram ngushëllimi, tha Majhen do të mbetet model i një diplomati të përkushtuar në kultivimin e paqes në rajon dhe më gjerë, duke thënë edhe se ai ofroi përkrahjen e shtetit Slloven për Kosovën.

Telegram ngushëllimi:

Me rastin e vdekjes së ish-ambasadorit të Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen, kryetari i LDK-së Isa Mustafa familjes dhe gjithë popullit slloven u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Ish-ambasadori slloven, do të mbetet model i një diplomati të përkushtuar në kultivimin e paqes në rajon dhe më gjerë.

Ai gjithashtu ofroi përkrahjen e shtetit të Sllovenisë duke krijuar raporte të mira bashkëpunimi me Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme