Isa Mustafa tërhiqet nga posti i kryeministrit

Istog | 13 Maj 2017 | 14:30 | Nga

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka paralajmëruar se ai mund të mos jetë i nominuari i këtij subjekti politik për kryeministër në zgjedhjet që mbahen më 11 qershor.

thënë se LDK-ja shkon në zgjedhje të reja me një kandidat të ri për Kryeministër.

Deklaratën e papritur, Mustafa e bëri sot në shënimin e 27-vjetorit të themelimit të Degës në Istog.

Në fjalimin e tij, Mustafa ka thënë se para dy vjet e gjysmë, në zgjedhjet e vitit 2014, si parti kishin deklaruar se për zgjedhjet e reja nga ta do të jetë një kandidat tjetër për të parin e ekzekutivit.

“Në bisedë me bashkëpunëtorët e ngushtë, kemi vendosur që në mandatin e ardhshëm të kemi një Kryeministër tjetër”, ka thënë ai.

“Ne duhet të hapim rrugë në LDK për kuadro. Duhet të hapim rrugë për njerëz të rinj”.

“Unë do të ulem me nënkryetarët e partisë, me sekretarin, me kryetarët e Degëve dhe do të dalim me propozim se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm i Republikës nga LDK-ja”, ka deklaruar Mustafa.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme