Isa Mustafa thotë se për atë që dëshiron t’i shihet puna, nuk ka detyrë më të vlefshme sesa të jesh kryetar komune

Prishtinë | 02 Dhj 2021 | 06:52 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i vendit, njëherësh ish-kryetar i Prishtinës, Isa Mustafa, ka bërë një krahasim rreth mënyrës së qeverisjes qendrore ndaj asaj lokale.

Ish-drejtuesi i LDK-së u shpreh se puna e kryetarit të komunës është më e vlefshme për disa arsye, derisa në detyra të qeverisjes qendrore, ai thotë se puna që bën nuk lidhet çdoherë me individin.

”Për atë që dëshiron të shihet puna e tij dhe ta kujtojnë atë për veprën e tij, nuk ka punë më të rëndësishme apo më tërheqëse dhe me të vlefshme sesa puna e kryetarit të komunës”, tha ai ne Klan Kosova.

”Sepse në qeverinë qendrore mund të punojë shumë, mirëpo puna nuk lidhet drejtpërdrejt me individin”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme