Ish-aktivisti i VV-së pjesë e ekipit të Daut Haradinajt për Prishtinën

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK-ja, Daut Haradinaj ka prezantuar kandidatin e radhës për Kuvendin Komunal, ish-aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Visar Dili.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se ai si kandidat për kryetar dhe ekipi i tij do t’i qëndrojnë besnik realizimit të ideve të Visar Dilit për Kodrën e Trimave.

“Si një aktivist i mëhershëm i VV-së në Prishtinë, Visari ka vendosur që aktivizmin e tij qytetar ta realizojë në listën tonë dhe për qytetarin e Prishtinës. Unë dhe ekipi do t’i qëndrojmë besnik realizimit të ideve të Visarit për Kodrën e Trimave”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Listës fituese #eparaPrishtina i bashkangjitet Visar Dili, i cili para disa ditësh publikisht dha përkrahje për vizionin tonë.
Visari ka të kryer Psikologjinë dhe ka përvojë në menaxhim. Vjen nga një familje atdhetare dhe e ndershme nga Kodra e Trimave.
Si një aktivist i mëhershëm i VV-së në Prishtinë, Visari ka vendosur që aktivizmin e tij qytetar ta realizojë në listën tonë dhe për qytetarin e Prishtinës. Unë dhe ekipi do t’i qëndrojmë besnik realizimit të ideve të Visarit për Kodrën e Trimave.
Urime Visar!
#eparaPrishtina
#punaemare.

Të ngjashme