Ish-ambasadori i Holandës kritikon Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm: Po ushtrohet presion ndaj Kosovës

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch përmes një postimi, ka kritikuar Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), derisa ka shkruar se po ushtron presion mbi Kosovën për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.


“Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtme –EEAS përmes zëdhënësit Peter Stano ushtron presion mbi Kosovën që të zbatojë ASSM dhe kërkon që Kosova të ndryshojë Kushtetutën. Njëanshmëria ekstreme është e qartë. Serbia jo vetëm që nuk e ka ndryshuar kurrë Kushtetutën e saj, e cila pretendon Kosovën si krahinë, duke shkuar në kuadër të 1244-së të tyre të “shenjtë” që nuk eksiton më. Republika Socialiste e Jugosllavisë, gjithashtu nuk zbatoi marrëveshje të ndryshme që i referoheshin kushtetutës së tyre.Diploma universitare është një prej tyre dhe strukturat paralele gjithashtu nuk u shfuqizuan kurrë. Ku e dëgjoj Stano/ Lajçak për këtë. Duke folur për paanshmërinë e EEAS aktuale!.”, shkroi tutje ai

Postimi i plotë:

Të ngjashme