Ish-ambasadori i Kosovës në Francë dekorohet me urdhrin më të lartë francez

Prishtinë | 11 Mar 2022 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e Francës në Prishtinë Marie-Christine Butel, mbrëmë i ka dorëzuar Qëndrim Gashit, urdhrin e Komandantit të Legjionit të Nderit, i cili ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Francë.

Ky urdhër, është më i larti në Francë, e që Gashit iu dha për merita të posaçme dhe veprime vendimtare nga ai.

“Aktivitetet e tij diplomatike kanë kontribuar në thellimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet Francës dhe Kosovës”, ka shkruar Ambasada e Francës në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, në fjalën e tij, Gashi falënderoi presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për dekoratën e dhënë.

Të ngjashme