Ish-asistenti i Kurtit: Po bëhen pazare të mëdha në Prishtinë

Prishtinë | 10 Jan 2022 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Arianit Beqiri, ish-asistent i kryeministrit Albin Kurti, tani asmbleist në Komunën e Prishtinës, ka shkruar për “pazare” në qeverisjen e re të kryeqytetit.

Beqiri ka kritikuar mospublikimin e emrave të drejtorëve të rinj, ndërsa përmendi një arsye për këtë. Sipas tij, kjo lidhet me “pazarët”, që Beqiri thotë se po bëhen në Komunë.

“Pazare të mëdha në Prishtinë. Janë bërë më shumë se 1 muaj prej kur e mori mandatin Përparim Rama dhe që nga atëherë nuk i ka publikuar emrat e drejtorëve. Gjatë fushatës së balotazhit thoshte: I kam të gjitha emrat, por për shkak të korrektësisë nuk po i bëjë publik. Mbase, emrat e PDK-së nuk i ka, por të LDK-së do të duhej t’i kishte deri tani. Por, nuk mund t’i publikojë sepse: po bëhen pazare të mëdha në Prishtinë”, ka shkruar ai në Facebook.

Në kryeqytet, LDK-ja dhe PDK-ja e kanë arritur një koalicion për të qeverisur bashkë.

Deri më tani, nga emrat e kabinetit të ri të Ramës është bërë i dikur vetëm ai i Alban Zogajt, i cili është emëruar nënkryetar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme