Ish-avokati i Popullit: Jashtëligjshëm u ndalën pagat për grevistët, Qeveria s’guxon të shpërfaq masa disiplinore

Prishtinë | 04 Tet 2022 | 12:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-avokati i Popullit, Hilmi Jashari, në një intervistë për Ekonomia Online ka folur për çështjen e mosekzekutimit të pagës së shtatorit për mësimdhënësit pas grevës në arsim, teksa thotë se veprimi i Qeverisë është i jashtëligjshëm.

Jashari shton se mosekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me Ligjin mbi grevën.

Sipas tij, Qeveria nuk guxon të shpërfaqë masa disiplinore ndaj grevistëve.

“Sipas përkufizimeve edhe detyrimeve që e përcjell ligji mbi grevën, mendoj që nuk ka të drejtë ngase në disa dispozita Ligji për grevat e rregullon këtë çështje dhe vendos kufizime decidive për Qeverinë që në raste të tilla nuk guxon të shpërfaqin masa disiplinore, largime prej pune ose ndëshkime materiale, kështu që është dispozitë goxha kategorike në kuptimin e mbrojtjes që iu ofrohet grevave”, u shpreh Jashari.

Duke folur për këtë çështje, Jashari thotë se Qeveria ka të drejtë ta dërgojë lëndën në Gjykatë, por që shprehet skeptik se një gjë e tillë mund të fitohet karshi grevistëve.

“Besoj që po, mirëpo për mos me ardhë në një situatë të tillë, është një dispozitë tjetër e po këtij ligji e cila e obligon Qeverinë me përcjellë rastin në Gjykatë që të kjo e fundit ta vlerësojë nëse greva ka qenë e ligjshme ose e paligjshme, dhe mbi bazën e kësaj pagesat tjera që munden të rrjedhin”, thotë tutje Jashari.

Të ngjashme