Ish-deputetët e PDK-së para zgjedhjes së Kryesisë: Presim fytyra të reja

Prishtinë | 05 Gus 2021 | 16:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-deputetët e PDK-së presin ndryshime në zgjedhjen e Kryesisë së re, raporton Ekonomia Online.

Ish-deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka thënë se është çështje që i përket kryetarit të partisë Memli Krasniqi së kë do ta propozojë në përbërjen e re para Këshillit Drejtues të PDK-së, raporton Ekonomia Online.

“Presim të jetë Kryesi gjithëpërfshirëse duke përfshirë fytyra të reja akademike nga bota e biznesit dhe kulturës. Nuk është që janë diskutua emra por ka edhe njerëz të rinj në PDK”.

Ndërsa, Hoxha ka fol edhe për situatën e zjarreve, ku tha se Qeveria duhet ta ketë prioritet kompensimin e dëmëve.

“Qeverinë mund ta bëjmë përgjegjëse për shumë çështje. Mirëpo çështja e zjarreve është përgjithësi në kuptimin e intervenimit. Kemi pasur vatra zjarri në Suharekë dhe Pejë dhe Qeveria duhet ta ketë prioritet sepse mund të ketë pasoja të pariparueshme”.

Sa i përket zgjedhjeve lokale tha se beson në lidershipin e kandidatit për Prishtinë, Uran Ismajli.

 “Është djalë që reflekton përtej PDK. Me fitoren e uranit fiton Prishtina dhe kryeqyteti ynë”.

Po ashtu edhe ish-deputetja, Valdete Idrizi, ka thënë se ka me qenë kryesi e mirë.

“Do të jetë përzierje e të rinj në PDK.  Ata që janë deputet tash nuk do të lenë ka dy tre funksione. Do të kemi kryesi dhe zgjedhje lokale jam krenare që do të jetë pjesë e ekipit të Bedri Hamza në zgjedhke lokale. Unë jam e lumtur që do ta kemi një kryetar të jashtëzakonshëm në Mitrovicë ashtu siç e meritojnë qytetarët”.

No description available.

Të ngjashme