Ish-deputeti Berisha flet për çështjen e shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve

Prishtinë | 04 Shk 2022 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Çështja e kompenzimit të shpenzimeve të udhëtimit për deputetët mori shumë reagime në orët e fundit.

Në lidhje me këtë, ka folur edhe ish-deputeti Veton Berisha.

Ai në “Sytë Shtatë” në Klan Kosova tregoi se si ishte e rregulluar kjo gjë, në kohën kur ai ishte deputet, por edhe më herët.

“Është një rregullore prej vitit 2008, me sa unë e di gjatë asaj kohë ka qenë një vlerë e caktuar për deputetët të cilët udhëtojnë në largësi të ndryshme, mbi 60-70 km në largësi”, u shpreh ai.

Të ngjashme