Ish-deputeti i PDK-së për VV-në: Dikur pa kravata e me rollka për ta fituar përshtypjen në popull se janë të varfër

Prishtinë | 04 Shk 2022 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka thënë se në mandatin e kaluar kur ka qenë deputet, ndonëse ka udhëtuar çdo ditë nga Skenderaj në Prishtinë nuk e ka kërkuar asnjë kompensim për karburant.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha ka thënë se deputetët e Vetëvendosjes dikur ishin në Kuvend pa kravata, për siç ka thënë për ta ta fituar përshtypjen në popull se janë të varfër

Postimi i plotë i tij:

Në mandatin e kaluar kam qenë #Deputet në Kuvend, në atë kohë pjesën me të madhe e kam kaluar në fshatin tim të lindjes në Damanek për shkak të pandemisë në vend.

Kam udhëtuar pothuajse çdo ditë në Prishtinë, sepse kam qenë anëtar në 3 komisione parlamentare por asnjë #litër #karburant nuk e kam #kërkuar dhe as qe jam kompensuar nga Kuvendi i Kosovës.

Dikur nuk vnonin as kravata, në Kuvend vinin me rollka për ta fituar përshtypjen në popull se janë të varfër. Pastaj e manipulonin popullin duke i përmend xhipat e zi, por tani qe erdhën në pushtet a po levizin me xhipa?
Një fjalë e urtë popullore thotë:

“ Nëse dëshiron ta njohesh njeriun çfarë është jepi pushtet”.
Qeveri e shpresës, për xhepin e tyre!

Të ngjashme