Ish-deputeti i PDK-së tregon arsyet pse nuk u kandidua për deputet

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Latif Gashi, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka treguar pse nuk është kandidatë për deputetë, shkruan Gazeta Insajderi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi ka shkruar se mos nominimin e tij si deputetët e ka kërkuar vetë nga i pari  i PDK-së, Kadri Veseli.

“Qytetarë të dashur, dua t’iu njoftoj që ishte kërkesë e imja personale ndaj Kryetarit Kadri Veseli, që mos të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës. Unë do të vazhdojë të jem pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës e udhëhequr nga Kryetari Veseli , të cilës ia kam falur gjithë besimin tim si dhe prej të cilës jam emëruar anëtar i Shtabit Zgjedhor të PDK-së për zgjedhjet e vitit 2019”, ka shkruar Gashi.

Tutje Gashi ka shkruar se “Jam përpjekur dhe shpresoj që ia kam dalë të jap kontribut maksimal për vendin dhe qytetarët, të gjitha i kam bërë me shumë kënaqësi, siç i takon një veprimtari që ka fatin jetësor, të jap kontribut në të gjitha proceset historike nëpër të cilat ka kaluar atdheu jonë Kosova”.

“Konsideroj se me veprime konkrete duhet krijuar hapësirë gjeneratave të reja. PDK, sot ka qindra e mijëra kuadro të reja, të udhëhequr nga Kadri Veseli. Kosova nuk guxon të kthehet pas. Nuk guxon të ndalet. Nuk guxon të qëndrojë e izoluar. Kosova duhet të ecë përpara”, ka shkruar Gashi.

Të ngjashme