Ish-deputetja e PDK-së: Qytetarët do ta kuptojnë shpejt mashtrimin nga fituesi i zgjedhjeve

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 08:11 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-deputetja e PDK-së, Sala Berisha-Shala, ka thënë se qytetarët do kuptojnë shpejt mashtrimin që ka bërë Albin Kurti dhe ai e partia e tij, do ta marrin vendin e merituar, raporton Ekonomia Online.

Berisha-Shala po ashtu ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, do të rikthejë besimin e qytetarëve.

“Unë besoj që PDK do të këndellet, do ta rimerr vetveten, do gjejë forca brenda vetes dhe do ti rikthehet qytetarit. Qytetari shumë shpejtë ka me kuptuar mashtrimin që e ka bë fituesi i partisë në zgjedhjet e fundit, dhe do ta marrin edhe ata vendin e merituar më herët po ku do të mbeten në histori pastaj”, ka thënë ajo.

Shala në një intervistë për Ekonomia Online, e sheh të vështirë zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente, duke shtuar se ajo në Vetëvendosje do të jetë më shumë si një figurë që do të përdoret nga Kurti.

“Të pashmangshme janë problematikat për zgjedhjen e Presidentit, sepse kushtetuta e ka të përcaktuar mirë se si do zgjidhet presidenti, duhet të jenë 2/3  e deputetëve në sallë prezentë e kanë problem me siguruar atë përqindje. Unë Vjosën e shoh më tepër nashta si një tutelë të partisë ku ka shkuar sesa vetvetja që do jetë”, tha Shala.

Tutje ajo tha që humbja e PDK-së ka qenë e pritur, sepse i është dashur të kalojë nëpër shumë sfida duke përfshirë edhe mungesën e liderit dhe themeluesit të partisë.

 “Partia Demokratike ka humbur zgjedhjet në fakt, unë se shoh si një dështim sepse pak a shumë ndoshta ka qenë një e pritur e tillë, nuk e ka pasur shumë lehtë të kalojë në sfidat nëpër të cilat po kalon, me liderin  e saj i cili sot ndodhet padrejtësisht në Hagë, natyrisht edhe presidenti z.Thaçi që dikur ka qenë lider i kësaj partie i cili është në Hagë dhe kjo është një goditje e shumëfishtë, shtoja kësaj pastaj edhe klimën që kanë krijuar fituesit e zgjedhjeve tash tek qytetarët me mashtrime e tyre për çdo ditë duke thënë jo hajna, jo korruptuar, sa herë e kanë hapur foltoren e kuvendit ‘Hashim shko në Hagë’, me ato sjelljet e tyre i kanë ndihmuar procesit të tyre dhe shkuarjes në Hagë, kjo është mese e domosdoshme dhe kjo është për keqardhje. Kjo nuk të jep shpresë fare me kuptuar se do të punojnë për ndërtimin e shtetit të Kosovës, sepse mendojnë që të gjithë kundërshtarët e tyre duet t’i eliminojnë në forma të ndryshme dhe vet të vinë në shprehje”, theksoi ajo.

 Duke folur për procesin zgjedhor të 14 shkurti ajo tha ka qenë një proces demokratik, ku qytetarët ka treguar nivel të lartë të demokracisë, por edhe partitë politike me pranimin e rezultatit zgjedhor.

“Kjo është demokracia dhe unë e para që po dua të nisem nga pozitivja zgjedhjet kanë kaluar mirë dhe qetë pa incidente dhe janë pranuar rezultatet në mënyrë të qetë dhe dinjitetshëm. Tash kjo është kultura demokratike, unë them së pari që e kanë treguar partitë të cilat nuk kanë dalë fituese e në këtë rast edhe Partia Demokratike e Kosovës”, theksoi ajo.

Sala Berisha-Shala ka qenë deputete në disa mandate, ndërsa që në zgjedhjet e fundit ajo s’ka kandiduar.

Të ngjashme