Ish-deputetja e VV-së demanton Vjosa Osmanin, tregon se deputetët e dinë saktësisht sa para marrin

Prishtinë | 11 Shk 2022 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja Shqipe Pantina, ka hedhur poshtë deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, se gjoja nuk ishte në dijeni se po kompnesohej për shpenzimet e udhëtimit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani që në pesë mandate ishte deputete e Kuvendit ka thënë se kur ishte regjistruar atë kohë nuk e ka ditur se do të kompensohej për udhëtim.

“Unë për herë të parë kam dëgjuar që ka kompensim për udhëtim tash kur ka dal kjo punë më media, shumë para se të flitej për emrin tim kur doli për deputetët që këtë vit kanë marrë kompensim. Atëherë kam dëgjuar për herë të parë për këtë kompensim”, tha Osmani për RTK-në.

Përmes një postimi në Facebook, Pantina tregon se në fund të muajit secili deputet pranon një dokument nga sekretariati, konkretisht departamenti i financave, ku tregohet për pagesat që i janë bërë në muajin paraprak.

Ky dokument tregon sa para ka marrë deputeti për pagën bazë, mëditjet nga pjesëmarrja në seanca, mëditjet nga pjesëmarrja në komision, pagesa për shujtat ditore dhe shpenzimet e udhëtimit.

Pantina gjithashtu ka treguar se mëditjet dhe kompenzimet për udhëtime jashtë vendit paguhen ndaras.

Kujtojmë se ditë më parë u publikuan lista e shpenzimeve të deputetëve, për shpenzimet e udhëtimit, ku u zbuluan shifra shumë të larta të kompensimeve. Madje, disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje u kompensuan për karburant, pa poseduar fare makinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme