Ish-deputetja Shukrije Bytyqi i bashkohet Aleancës

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se AAK-së i është bashkuar ish-deputetja Shukrije Bytyqi.

“Nga sot familjes sonë të përbashkët politike, iu bashkua edhe ish-deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Shukrije Bytyqi”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

“Ajo ka përfunduar Master në Shkencat Natyrore dhe do të jetë pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet e parakohshme, me propozim të degës së Aleancës në Malishevë”, ka shtuar tutje ai.

Njoftimi i plotë i Haradinajt:

Nga sot familjes sonë të përbashkët politike, iu bashkua edhe ish-deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Shukrije Bytyqi.

Ajo ka përfunduar Master në Shkencat Natyrore dhe do të jetë pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet e parakohshme, me propozim të degës së Aleancës në Malishevë. Znj. Shukrije, mirë se erdhe në Aleancë! RH

https://www.facebook.com/179643115493444/posts/2369543116503422/?d=n

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme