Ish-diplomati amerikan: Kosova ta shtyjë rinisjen e dialogut deri në nëntor, mbase fiton Joe Biden

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, i cili kishte shërbyer në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 si shef i misionit ameirkan në Kosovë, ia ka kthyer përgjigje kreut të shtetit të Kosovës, Hashim Thaçit, meqë ky i fundit i kishte cilësuar si ‘fake news’, pretendimet e Byrnes së presidenti i Kosovës dhe i Serbisë kanë bërë gati një draft-marrëveshje që përfshinë korrigjim të kufijve.

Byrnes në një shkrim të publikuar në ‘peacefare’, i ka thënë Thaçit se nuk është e vërtetë që SHBA’të kanë vëmendje të plotë për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. Siç shkruan Byrnes, mungesa e vëmendjes amerikane për procesin u ka dhënë mundësi lobistëve që ka punësuar Beogradi që të ndikojnë në administratën aktuale për t’u kujdesur pak për Ballkanin dhe fare për Kosovën, që sipas Byrnes, administrate aktuale e konsideron si ‘produkt të administratës së përbuzëse të Klintonit’, raporton Gazeta Express.

Tutje ish-diplomati ka thënë se më keq se mungesa e vëmendjes amerikane dhe qëndrimeve pro-serbe, është fakti që askush nuk di asgjë se për çfarë është diskutuar në takimet e Thaçit me Vuçiqin.

Byrnes thotë se mungesa e transparencës rreth atyre se çfarë është diskutuar në tavolinë me Vuçiqin, lë të hapur shtegun për thashetheme. Megjithatë ish-diplomati amerikan thotë se vetëm transparenca e premtuar e Thaçit mund të rregullojë çdo gjë.

Përveç kësaj, ish-diplomati e ka cilësuar si plotësisht të dështuar, emisarin e Trump për dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, Richard Grenell, përveç që ka dështuar si ambassador në Gjermani, ka dështuar edhe si ushtrues detyre i shefit të Inteligjencës Kombëtare në Amerikë.

Byrnes thotë se Kurti deri tani nuk është thyer nga presioni amerikan dhe kërcënimet për heqje të trupave, ndëkrohë shton se qëllimi përfundimtar i Richard Grenell, është shkëmbimi i territoreve.

Ish-diplomati amerikan gjitahshtu ka përmendur edhe rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit që sipas tij kanë deshpëruar presidentin Hashim Thaçi, meqë Byrnes thotë se partia që drejtonte dikur presidenti është renditur e treta.

Byrnes ndërkohë për herë të dytë ka përsëritur atë që Thaçi po punon me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për ta rrëzuar Kurtin nga pushteti,  duke potencuar se nuk është mirë të provohet diçka e tillë, pasi sipas Byrnes ka rrezikë për shpërthimin e ndonjë ‘stuhie’ që mund të bllokojë heqjen e taksës dhe gjithashtu perspektivën e dialogut.

Ai ka dhënë ndërkohë këshilla për palën kosovare. Byrnes shkruan se nuk duhet nxituar në dialog, dhe nuk duhet rifilluar negociatat para zgjedhjeve të 26 prillit në Serbi, meqë sipas tij, Vuçiq do të jetë më i lirë për të bërë compromise me Kosovën pas zgjedhjve.

Derisa shton se do të ishte mirë që Kosova të presë edhe deri në zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA, meqë sipas tij, në rast të fitores së Joe Biden, gjërat do të ndryshonin.

“Nëse do të jetë president Biden, miku i vjetër i Kosovës, mund të prisni që ai të emërojë një të dërguar serioz për të bashkëpunuar me Evropën, diçka që Grenell s’e ka bërë kurrë” , ka thënë Byrnes

Byrnes thotë se një i dërguar serioz i Biden do të bënte presion edhe mbi Beogradin, gjë që sipas tij spo e bënë fare Grenell.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme