Ish-drejtoresha menaxhuese në AKP, s’i përgjigjet ftesës për raportim në Komisionin hetimor

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 15:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-drejtoresha  menaxhuese në Agjencinë Kosovare për Privatizim, Mrika Tahiri, nuk i është përgjigjur ftesës për të raportuar në Komisionin hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit, raporton Ekonomia Online.

Ajo ishte ftuar  për të raportuar të hënën, por sipas kryesuesit të Komisonit, Hajrullah Çeku, Tahiri nuk është lajmëruar as në telefon.

Sipas tij i vetmi informacioin që kanë për të është se ajo jeton jashtë vendit.

“Nuk kemi përgjigje nga Mrika  Tahiri e ftuara që dy herë dhe informacioni që kemi është se ajo nuk jeton në Kosovë, po e konstatojmë këtë dhe lutja ime nga stafi është që të më njoftoni se cilat janë veprimet që duhet ti marrim”, tha Çeku.

Të ngjashme