Ish-drejtori i AKK-së i bashkohet Alternativës

Prishtinë | 01 Maj 2017 | 20:44 | Nga

Subjektit më të ri politik në vend të themeluar nga deputeti Ilir Deda dhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, Alternativës, i është shtuar edhe një emër i njohur për publikun.
Ish-drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Hasan Preteni, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e Alternativës.

Preteni e ka drejtuar AKK-në për 2 mandate të plota, ndërsa pas largimit nga ky post pati thënë se do të punojë sepse nuk e ka luksin të rri as edhe një muaj pa punë, por pa saktësuar se në çfarë fushe.

Ai ishte angazhuar si konsulent për antikorrupsion në organizatat ndërkombëtare.

Të ngjashme