Ish-drejtori i Grupit Koha dhe gazetës Zëri i bashkohet PDK-së

Prishtinë | 16 Jan 2021 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, ka njoftuar se partisë ai udhëheq i është bashkuar Shpend Dobranja, ish-drejtor i dy mediumeve Grupit Koha dhe Gazetës Zëri.

Hoxhaj tha se Dobranja është vlerë e shtuar për projektin që ka PDK, për rimëkëmbjen e shtetit.

“Miku im, ish drejtori i dy prej mediumeve më të vjetra në vendin tonë, Grupit KOHA dhe gazetës Zëri, Shpend Dobranja, sot na ka nderuar me aderimin e tij në PDK. Shpendi, një profesionist që ka një të kaluar të pasur dhe të suksesshme në drejtimin e shumë kompanive mediatike, është vlerë e shtuar e projektit tonë për rimëkëmbjen e shtetit. Partia Demokratike e Kosovës, me Shpendin dhe të gjithë të tjerët që çdo ditë po na bashkohen, është oferta më serioze për qytetarët. Mirë se vjen Shpend në familjen tonë të madhe politike! #Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme