Ish-drejtori i Policisë: S’ka anëtarësim në EUROPOL e INTERPOL pa avancim në dialogun me Serbinë

Prishtinë | 03 Tet 2022 | 08:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në një intervistë për Ekonomia Online tha se pa avancim të dialogut në Bruksel, nuk do të ketë shanse që Kosova të anëtarësohet në EUROPOL e INTERPOL.

Sipas tij, anëtarësimi në këto dy organizata do të duhej të ishte çështje e sigurisë, por në fakt është çështje politike.

“Çështja e anëtarësimit në INTERPOL dhe EUROPOL është më shumë çështje politike. Ju po e shihni që ka disa vjet që nuk është dukë u diskutuar për këtë punë”, theksoi Qalaj

“Pa një avancim të dialogut në Bruksel nuk mendoj që do të kemi ndonjë shans që Kosova të anëtarësohet më shpejt në INTEPOL dhe EUROPOL e cila është çështje politike e që do të duhej të ishte çështje e sigurisë”.

Ish-drejtori i PK-së, i cili tani është deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, ka folur lidhur me aksionet e policisë në verit të Kosovës. Qalaj tha se është mirë që arrestimet të kryhet pa bërë zhurmë, në mënyrë që organet përgjegjëse të merren me rastin.

Sipas ish-drejtori Qalaj, ndikimi politik nga Ministria e Punëve të Brendshme në Polici është 100%, raporton EO.

“Çështja e aksioneve spektakolare ose jo nuk mund të them. Është mirë që arrestimet të kryhen pa bujë mirëpo të kenë fakte të kenë dëshmi dhe normalisht që këto raste pastaj të shkojnë në organet përgjegjëse dhe të marrin dënimin ashtu siç parashihet me kodin penal”.

“Unë mendoj që ka nevojë që institucionet e sigurisë të jenë më efikase në mënyrë që të kemi sa më pak korrupsion dhe krim të organizuar në vend”.

Ai thekson se në rastin e arrestimeve nuk do të duhej të kishte, dhe beson që nuk ndikime politike. Por, përsërit se politik i Ministrisë, prej se drejtohet nga Xhelal Sveçla në Policinë e Kosovës është 100%.

Të ngjashme