Ish-eurodeputetja Doris Pack pasi u nderua nga LDK-ja, bën thirrje për pajtim ndërmjet Kosovës e Serbisë

Prishtinë | 07 Mar 2020 | 17:04 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në për 30-vjetorin e themelimit të Forumit të Gruas , ka nderuar me mirënjohje ish-eurodeputeten gjermane, Doris Pack për kontributin e saj në çështjen e Kosovës.  Pack me këtë rast ka bërë thirrje për paqe dhe pajtim në rajon. Ndërsa kryetari i LDK-së, ka thënë se në këtë përvjetor për herë të parë Kosova ka një grua kryetare të Kuvendit dhe që vije nga kjo parti, raporton Ekonomia Online.  

Pack ka shprehur kënaqësinë që kaq shumë gra tash janë pjesë e politikës, madje edhe e niveleve të larta sic është kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.

 Me këtë rast, kryetari i LDK-së Isa Mustafa ndau mirënjohje për Doris Pack.

“Për herë të parë isha këtu në vitin 1991. Atë kohë e pata takuar zotëri Ibrahim Rugova,  Adem Demaçin. Por në atë kohë s’ka pasur shumë gra. Në tetor isha për  ta mbështetur zonjën Osmani dhe për një pasdite janë mbledhur mbi 1 mijë e 500 gra. Kjo tek ne është e pamundur por tregon që keni dëshira ashtu sikur ne që të shkojmë përpara”, tha Pack duke i uruar për 30 vjetorin gratë e LDK-së.

Pack bëri thirrje për më shumë paqe dhe të lihen anash mospajtimet dhe të ketë me shumë paqe në rajon.

“E shoh që gratë dhe burrat e LDK-së po duan ta shohin përpara Kosovën. Shumë politikan në Serbi nuk u kanë treguar qytetarëve çfarë kanë bërë në Kosovë, por,  duan tu a lënë njerëzve këtu. Pse nuk do të ishte mirë që edhe këtu në Kosovë t’i lëmë të gjitha këto anash dhe të jetojmë të lumtur të gjithë”

Ndërsa, kryetari i LDK-së Isa Mustafa i dhuroi mirënjohje zonjës Doris Pac për kontributin e saj mbi 30 vjeçar për Kosovën.

“Po ja dhurojmë këtë mirënjohje zonjës Pak për mbështetjen e vazhdueshme për 30 vjet”

Mustafa tha se në 30 vjetorin e Forumit të Gruas për herë të parë kemi një grua kryetare të Kuvendit dhe që vjen nga kjo parti.

“Unë dua të ju uroj për 30 vjetorin e Forumit të Gruas, kemi këtu edhe kryetaren e Kuvendit ku për herë te parë kemi kryekuvendaren grua në Kosovë, urime suksese urojmë të të shkohet përpara”, tha ajo.

Të ngjashme