Ish-gjykatësi kryesor i EULEX-it kërkon të dëshmojë për disa shkelje në gjykimet e profilit të lartë

Prishtinë | 27 Nën 2020 | 07:44 | Nga Ekonomia Online

Avokati Artan Qerkini ka folur rreth pretendimeve të ish-presidentit të gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons, ku akuzon disa prej ish-gjyqtarëve të EULEX-it për shkelje.

Qerkini ka thënë se Simmons është i gatshëm që të dëshmojë në Parlamentin e Kosovës për këtë gjë.

“Simmons i ka iniciuar këto shkelje edhe në kohën sa ka qenë këtu, por kërkesat e tij kanë hasur në vesh të shurdhër”.

“Ai nuk ka qenë i kënaqur me përbërjen e atij komisioni sepse ka konsideruar se në të ka pasur persona për të cilët ky ka gjetur parregullsi. Pastaj ai ka kërkuar nga unë që ta parashtroj një kërkesë për hetim parlamentar”.

“Simmons i ka disa pretendime që lidhen me gjykimet që janë zhvilluar nga gjyqtarët e EULEX-it. Ai është burim mjaft i besueshëm për të dëshmuar se çfarë ka ndodhur brenda EULEX-it”.

Qerkini ka shtuar se disa nga pretendimet e Simmons janë vërtetuar edhe nga Gjykata Kushtetuese në aspektin e formimit të trupave gjykues.

“Pretendimi ka qenë se trupi gjykues nuk është themeluar në harmoni me rregulloren e EULEX-it”, tha ai në Klan.

Sipas tij, trupi gjykues është dashur të formohet nga dy gjyqtarë të huajë dhe një vendor.

“Ai ka treguar gatishmëri që të dëshmojë në Parlamentin e Kosovës për shkeljet që janë bërë gjatë gjykimeve të disa rasteve të profilit të lartë nga ana EULEX-it”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme