Ish-gjyqtari i EULEX-it i reagon shefit të këtij misioni pas takimit me Vjosa Osmanin

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Ish-shefi i gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons, i ka reaguar shefit të këtij misioni, Lars-Gunnar Wigemark, i cili publikoi një fotografi me presidenten Vjosa Osmani.

Wigemark ka shkruar se Osmani e kupton mirë rëndësinë e sundimit të ligjit. Ndërsa Simmons i ka thënë atij shtetin e së drejtës nuk e kupton EULEX-i dhe Bashkimi Evropian.

“Takimi i parë zyrtar me Presidenten e re, Vjosa Osmani dje. Vetë një avokate e trajnuar mirë, ajo nuk ka nevojë të shpjegojë rëndësinë e sundimit të ligjit për Presidenten e re, ajo e kupton se çfarë nevojitet dhe e ka bërë atë një nga prioritetet e saj kryesore”, ka shkruar shefi i EULEX-it.

Ndërsa këtë ‘tweet’ e ka shpërndarë Simmons, duke shkruar:Reklamë

“Unë s’kam dyshim që Qeveria e re e Kosovës dhe Vjosa Osmani e kuptojnë shtetin e së drejtës, Lars-Gunnar Wigemark. Është vetëm turp që EULEX-i dhe BE-ja s’e kuptojnë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme