Ish-gjyqtari i Kushtetueses tregon arsyet pse garon në zgjedhje me PDK-në

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Ka vendos t’i rikthehet politikës.

Në zgjedhjet e 6 tetorit garon në listën e PDK-së.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Kadri Kryeziu tha se përmes politikës synon të jetë në qendër të vendimmarrjes.

“Politika është nocion gjithëpërfshirës, kurse partia ta mundëson të jesh në qendër të vendimmarrjes”, tha Kryeziu për “PrizrenPress”.

Kadri Kryeziu ka qenë kryetari i par i Prizrenit, pas çlirimit të Kosovës.

Ai, ka qenë pjesë e partisë së Ramush Haradinaj.

Ka mbajtur edhe postin e zëvendësministërit në Qeverinë e Kosovës.

Pasi e ka braktisur AAK-në, Kryeziu është emëruar gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Pas përfundimit të mandatit, ai është angazhuar si profesor universitar.

Aktualisht është Prodekan në Universitetin e Prizrenit.

Kryeziu tregon se Kosovën e presin shumë tema të rëndësishme, prandaj e kërkon votën e qytetarëve.

“Në këtë vit dhe vitin e ardhshëm do të trajtohen tema të rëndësishme për Kosovën, prandaj ky është edhe motivi që më ka shtyrë të angazhohem në politikë”.

“Unë kam përvojë të gjatë në politikë “.

“Të gjitha problemeve të qytetarëve, do t’u dal në ballë, duke e mbajtur fjalën.

Të ngjashme