Ish i burgosuri politik, Ismet Shamolli i bashkohet AAK-së

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Ish i burgosur politik Ismet Shamolli i është bashkuar sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë e bëri të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Ismet Shamolli, ndërmarrës, do të jetë pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Ismeti ka filluar studimet në Prishtinë dhe i ka përfunduar në Gjermani, në degën Elektronikë dhe Makineri. Pasi kthehet në Kosovë, aktiviteti i tij atdhetar, do të bie në sy të organeve serbe. Ai do të dënohet disa herë me burg, në vitin 1986 në Gjilan, 1989 në Ferizaj, ndërsa pasi i konfirmohet dënimi me pesëmbëdhjetë vite burg, ai ikën në vitin 1991 në Tiranë”, ka shkruar Haradinaj.

“Rrugëtimi i tij jetësor patriotik, ia bëri më të lehtë vendimin për inkuadrim në Aleancë. Mirë se erdhe në shtëpinë e madhe, Ismet Shamolli!”, ka përfunduar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme