Ish-kandidati i VV-së e quan tragjikomedi rikandidimin e Agim Bahtirit: Duhet ikur nga ky vend

Prishtinë | 15 Gus 2021 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Ish-kandidati për kryetar të Mitrovicës, Fehmi Ferati ka reaguar pas zyrtarizimit të kandidaturës së Agim Bahtirit për kryetar të kësaj komune.

Ferati në llogarinë e tij në Facebook e ka quajtur tragjikomedi rikandidimin e Bahtirit për të parin e Mitrovicës.

Ai thotë se kjo është një arsye më shumë për të ikur nga ky vend.

“Ne tragjikomedinë Gima & VV, komikja është Gima e tragjikja janë votuesit dhe “demonkracia e Orwellit”! Prandaj duhet ikur nga ky vend”, ka shkruar Ferati.

Të ngjashme