Ish-kandidati për deputet: 100 ditëshi me nepotizëm i Qeverisë Kurti, të ndërrohet qasja ndaj dialogut

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 13:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Brenda 100 ditëshit të Qeverisë Kurti është shfaqur një arrogancë që rrjedhë nga egocentrizmi dhe komoditeti i numrave, kështu po e vlerëson situatën deri më tash, ish-kandidati nga Lëvizja për Drejtësi për deputet, Sylejman Çerkezi, raporton Ekonomia Online.

Çerkizi ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, se veç tjerash, as kjo Qeveri nuk ka qenë imune ndaj nepotizmit.

“Kjo Qeveri sigurisht që përpos që është e re në qeverisje, ka edhe probleme me çështjen e konceptit brenda për brenda vetës, egocentrizmit dhe mbi të gjitha e ka komoditetin e numrave dhe duke i pasur këto elemente pa diskutim që është duke u sjellë me arrogancë karshi qytetarëve. Edhe kjo Qeveri nuk është imune karshi nepotizmit. Por ajo që vërehet më së shumti është se nëse të tjerët nepotizmin kanë tentuar ta justifikojnë disi, kjo Qeveri po e justifikon me variantin që çdo gjë që është e Qeverisë, çdo gjë që është e partisë së vetme në pushtet janë më të mirët, më të drejtët, më të sigurtët”, është shprehur ai.

Po ashtu, Çerkezi ka thënë se Kosova asnjëherë nuk i ka pasur punët me keq se sa që i ka tani në fushën e politikës së jashtme.

“Nga ky koncept i mentalitetit rrjedh pastaj edhe politika e Jashtme që fatkeqësisht asnjëherë në historinë e pasluftës nuk i kemi pasë punët më keq në diplomaci për faktin që kjo mendësi e arrogancës mund të jetë brenda për brenda por asesi ndërkombëtarët nuk e pranojnë dhe nuk e justifikojnë dhe asesi nuk është qasje e bashkëpunimit. Kemi pasur takime që në zhanrin popullor siç janë diskutuar edhe nga tifozët e subjektit në fjalë politik, ku i rrihet tavolina dikujt tjetër por në anën tjetër kërkon vaksina si ndihmë, pra ose duhet të jesh ai i fuqishmi dhe nuk do të dish për faktorin ndërkombëtar ose duhet të jesh lojal dhe të bashkëpunosh me ta në mënyrë që të arrish objektivat dhe premisat të cilat i ke si Qeveri”,  ka shtuar ai.

Gjithashtu Çerkezi ka folur edhe dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin ka thënë se Qeveria do të duhej të kishte një qasje krejtësisht tjetër.

Ai ka vlerësuar se Qeveria ka krizë me kuadro edhe rreth këshilltarëve sepse në përgjithësi janë gjeneratë e re, janë të pa sprovuar sa i përket diplomacisë ose bisedimeve me Serbinë.

“Këto kanë qenë pjesë e fushatës dhe tani në Qeveri është diçka tjetër, do të duhej të ishte një kontinuitet i premtimeve dhe i veprimeve në Qeveri, por që fatkeqësisht edhe te kjo Qeveri ndodhi e njëjta gjë, premtimet të mëdha dhe zbatime të vogla ose fare sa i përket kësaj pike. Mendoj që Qeveria ka krizë me kuadro edhe rreth këshilltarëve sepse në përgjithësi janë gjeneratë e re, janë të pa sprovuar dhe sa i përket diplomacisë ose bisedimeve me Serbinë do të duhej të kishte një qasje krejt tjetër në raport me unifikimin e mendimit, me qasjen me subjektet politike do të duhej të ishte krejtësisht diçka tjetër nga ajo që kemi parë deri tash, sepse Kosova është mbi partitë politike e mbi Qeverinë”.

“Sa i përket çështjes së Kosovës duhet të ketë një unitet sepse të gjithë do ta pësojmë e më së keqi qytetarët e Kosovës, rinia dhe e ardhmja e saj. Për këtë do të gjykoj historia, çdo qeveri që ka mbjellë një farë të keqe në rrafshin diplomatik padyshim që do të ndëshkohet dhe do të ketë pasoja”, ka përfunduar ai për EO.

Të ngjashme