Ish-kandidati për kryetar të Malishevës braktis AAK-në

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës në zgjedhjet e fundit nga radhët e AAK-së, Kajtaz Gashi është larguar nga kjo parti.

Gashi ka deklaruar përmes një postimi se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në AAK.

“Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në AAK. Falënderoj dhe shprehi mirënjohje për të gjithë ata qytetarë, miq e bashkëpunëtorë që më mbështetën për kryetar komune në zgjedhjet e fundit lokale dhe më besuan t’i përfaqësoj në Asamblenë Komunale të Malishevës”, ka shkruar Gashi.

Ai nuk ka bërë të ditur arsyet e largimit, por ka thënë se angazhimi i tij politik do vazhdon.

“Falënderoj kryetarin e AAK-së për besimin dhe bashkëpunimin korrekt që kemi pasur nder vite. Angazhimi im politik e qytetarë do të vazhdoj gjithmonë në funksion të së mirës së përgjithshme për qytetarët e komunës tonë dhe vendit”, ka thënë ai.

Të ngjashme