Ish-këshilltari e kritikon Kurtin: Në Berlin, dialogun e përmendi në fund si pikën e 10-të

Prishtinë | 04 Maj 2022 | 21:35 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari Shkëlzen Gashi duke komentuar paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në konferencën me kancelarin gjerman theksoi se ai dialogun e përmendi di pikë të fundit.

Ai ka numëruar pikat që përmendi Kurti para dialogut.

‘’Dialogun e pat krejt në fund, si pikë të 10-të. E nisi fjalimin me luftën në Ukrainë. Krimet që e shfrytëzoi rastin me i përmend. Tha jemi qaq vend demokratik saqë opozita i fiton zgjedhjet te na. Mediat janë të lira në Kosovë. I përmendi të drejtat e pakicave. Sundimin e ligjit. Tha e kemi bërë Gjykatën Komerciale. I përmendi kosovarët që jetojnë në Gjermani. I përmendi vizat. Dhe në fund dialogun’’, tha Gashi sonte në Pressing.

Të ngjashme