Ish-këshilltari i Haradinajt: Programi për Rimëkëmbje Ekonomike është mashtrim

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 21:04 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i ekonomisë nga AAK-ja, Muhamet Spahiu, ka kritikuar Qeverinë Kurti sa i përket Programit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ai ka thënë se masat e propozuara nga 420 milionë euro, 272 milion janë mashtrim sepse janë linja të rregullta buxhetore për shumë vite e dekada të kaluara, ndërkaq, 55 milionë ndihmë sociale.

Postimi i plotë i tij:

Programi për Rimëkëbje Ekonomike, i quajtur ‘i ringjalljes’, nuk ka të bëjë as me ekonominë, as me pandeminë!
Masat, gjoja ekonomike, nga 420 milion të proklamuara janë:

  • 272 milion janë mashtrim sepse janë linja të rregullta buxhetore për shumë vite e dekada të kaluara;
  • 55 milionë ndihmë sociale dhe vetëm;
  • 98 milionë në mbështetje të ekonomisë, shumica prej të cilave janë implementuar këtë vit nga dy qeveritë!
    Urgjentisht duhet të ri-hartohet Program për Rimëkëmbje Ekonomike!
    Qeveria dhe partitë politike, leni zgjedhjet e merruni me ekonomi!

Të ngjashme