Ish-këshilltari i Kurtit godet VV-në: Kush nuk punon, bën video

Prishtinë | 05 Tet 2022 | 22:21 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi ka goditur Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se “kush nuk punon, bën video”.

Gashi në “Pressing” në T7 komentoi publikimin e videos nga VV-ja ku sulmoheshin pushtetarët e 20 viteve të fundit.

Sipas tij, në video nuk duhej të kritikoheshin ata që tani janë në Hagë.

“Me këto akuza e kritika unë jam pajtu, dhe mendoj që 50.2 përqind e qytetarëve që e kanë votu VV për shkak se nuk janë pajtu me qeverisjen 20-vjeçare të këtyre partive politike”.

“Çka nuk pajtohem është se nuk bën të kritikohen ata që janë në Hagë… S’pajtohem me ata që nuk i përmendin meritat e këtyre njerëzve për 20 vjet, për shembull kur flitet për deklaratën e pavarësisë së Kosovës, leximin e saj, ose kur festohet përvjetori i pavarësisë së Kosovës. Këtë vit dhe vitin e kaluar që VV-ja ke në pushtet, nuk nxorën pamje ku shihen figurat e dy personave që sot janë në Hagë, Jakup Krasniqit dhe Hashim Thaçit. Ose për shembull, nuk përmenden dy prej seneve më të rëndësishme të tyre që janë autostrada ‘Ibrahim Rugova’ dhe autostrada ‘Arbër Xhaferi’”, tha Gashi.

Të ngjashme