Ish-këshilltari i Kurtit përmend emrin e kryetarit të Gjilanit si kryeministër i ardhshëm

Prishtinë | 17 Nën 2021 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Opionionisti, Shkelzen Gashi, ka thënë se e sheh kryetarin e sapo zgjedhur të Gjilanit, Alban Hysenin, si kryeministër pas tetë apo 12 viteve.

Gashi theksoi se për Hysenin kishte gjithashtu pak mbështetje nga radhët e deputetëve të VV-së.

“Keni pasë një kundërkandidat që me gjasë është një milioner, ke pasë mbështetje shumë të zbehtë nga Prishtina, nga deputetët që vinë prej Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes”.

“Unë të shoh si njëri prej politikanëve të ardhshëm të këtij vendi, pas tetë apo 12 viteve të shoh edhe si kryeministër të Kosovës, ta sqarojmë këtë që të mos frikësohet zoti Kurti, por kur të kalojë ai si president i Kosovës, të shoh ty si kryeministër”, ka thënë Gashi në Klan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme