Ish-këshilltari i Mustafës: LDK-ja ta marrë bajrakun dhe të gjejë zgjidhje

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 13:27 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje duke mos e dërguar emrin e mandatarit për kryeministër, po abuzon me të drejtën e saj. Kështu ka vlerësuar njohësi i qështjeve politike në vend, Faton Abdullahu.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online,  ka thënë se duke mos e dërguar emrin e mandatarit Vetëvendosje po krijon bazë për mosveprim dhe që kjo çështje të merret në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, e cila më pas do të vendosë se kush ka të drejtë ta formojë Qeverinë e re. Ai ka thënë Lidhja Demokratike e Kosovës që të jetë sa më aktive të mos e anashkalojë situatën dhe të jetë e vetëdijshme se kur e ka rrëzuar qeverinë, duhet ta marrë bajrakun në dorë dhe të gjejë rrugëdalje ngase e meritojnë qytetarët” shtoi ai.

Abdullahu, i cili ka qenë edhe këshilltar i Isa Mustafës gjatë kohës sa ka qenë kryeministër, ka thënë se nuk duhet të krijohet unitet politik pa demokraci, duke u thirrur në situatën emergjente që është krijuar nga pandemia e Coronavirusit. Sipas tij, duhet të krijojmë distancë sociale por jo distancë nga demokracia.  

 “Pavarësisht se si është situata aktuale dhe pavarësisht se si mund të interpretohet kushtetuta,  gjithmonë duhet pasur parasysh se kemi një rrugëdalje. Nëse krijohet kjo hapësirë e mosveprimit e cila shfrytëzohet nga Vetëvendosje për të mos e dërguar kandidatin e ri për kryeministër atëherë,  krijohet baza me mosveprim që mund të quhet në një farë mënyrë edhe abuzim me të drejtën, që kjo pastaj të merret në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. Është zgjedhja më e mirë që të respektojmë kushtetutën, nuk duhet të krijojmë unitet politik pa demokraci vetëm duke u thirrur në gjendjen emergjente që është krijuar nga Coronavirusi, këto dyja nuk mund të shkojnë ndaras, duhet të bëjmë distancë sociale por jo të distancohemi nga demokracia, prandaj duhet ta respektojmë Kushtetutën, Gjykatën Kushtetuese nëse ka nevojë që të jemi sa më unik në luftimin e Coronavirusit”,  tha Abdullahu.

Ai ka thënë se do të ishte mirë që Vetëvendosje të dërgonte emrin e mandatarit për kryeministër, sepse në këto momente Kosovës i duhet një Qeveri e cila e lufton me efikasitet pandeminë dhe e kthen atë në agjendën e ShBA-së.

 “E mira e të mirës është që të dërgohet nga Vetëvendosje kandidati për kryeministër. Duhet pasur parasysh se ekzistojnë mundësitë që ta bëjnë një gjë të tillë Vetëvendosje. Ajo duhet të jetë e vetëdijshme se ka një vendim nga Kuvendi i Kosovës që me 82 vota nuk e pranon qeverinë të udhëheqë më shumë  se kaq. E kanë thënë të gjithë bashkë përfshirë edhe atë më kryesoren partnerin e saj Lidhjen Demokratike të Kosovës. Duhet të respektohet ky vullnet. Nuk duhet të thirremi në situatën aktuale për ta bishtnuar demokracinë. Kjo situatë do të menaxhohej shumë më mirë sikur mos të kishim një qeveri si kjo aktuale e cila pothuajse është vetëm e Vetëvendosjes. Andaj duhet të gjendet një rrugëdalje. Ne nuk e dimë se sa do të vazhdojë kjo situatë. Prandaj na duhet një qeveri e cila do të jetë unike dhe do të luftojë efiçiencë në luftimin e Coronavirusit, dhe ta kthejë Kosovën në agjendën e Ëashingtonit. Kjo është shumë e rëndësishme  jo vetëm për dialog por edhe në  çështje të tjera”, theksoi Abdullahu.

Ai ka thënë se është e palogjikshme të vazhdohet me këtë qeveri deri në zgjedhje, sepse qeveria është e përçarë.

 “Përderisa nuk respektohet kushtetuta dhe përderisa kemi një qeveri kaq të përçarë kaq jo unike në këto rrethana është e palogjikshme të thuhet se mund të vazhdohet kështu deri në zgjedhjet e ardhshme. Jo është koha që të respektohet kushtetua, kemi një qeveri e cila ka rrëzuar vetveten dhe me kryeneçësi po merr veprime të njëanshme. Kemi kuvendin funksional ku u dëshmua se mund të veprojë ligjërisht si duhet. Kërkohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës që të jetë sa më aktive të mos e anashkalojë situatën dhe të jetë e vetëdijshme se kur e ka rrëzuar qeverinë duhet ta marrë bajrakun në dorë dhe të gjejë rrugëdalje ngase e meritojnë qytetarët” shtoi ai.

Sipas tij nëse Vetëvendosje e stërgjatë dërgimin e emrit të mandatarit, duhet t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese.

 “Duke respektuar ligjet dhe kushtetutën i takon partisë së parë Lëvizjes Vetëvendosje nëse abuzohet dhe stërzgjatet kjo periudhë.  Nëse nuk ka rrugëdalje duhet të bazohemi te gjykata kushtetuese. Nëse gjykata kushtetuese i jep mundësinë LDK-së, atëherë është në të drejtën  e saj nëse ajo ka fituar shumë vota një më pak se LVV-ja i ka të gjitha të drejtat që ta bëjë një gjë të tillë por,  duhet të ishte shumë aktive. Kemi një traditë të shkurtër juridike, nuk jemi mësuar që të respektojmë shumë ligje ngase ato ligje gjithmonë na i kanë bërë të tjerët dhe është krijuar një kulturë përmes së cilës ne i kemi bishtnuar apo i kemi kundërshtuar ligjet gjë që kemi bërë mirë ngase nuk i kemi nxjerrë  vetë. Tani kemi një Kushtetutë që përkundër mangësive të saj ajo është e përpiluar duke u bazuar në vlerat e liberal demokracisë,Eevropës aspektin politik dhe gjeopolitik,  në vlerat euroatlantike. Prandaj,  duhet të respektohet në të gjitha rrethanat. Nuk duhet të shkelet Kushtetua tani sepse nuk e dimë se sa mund të përkeqësohet”,  shtoi Abdullahu.

Abdullahu ka theksuar se Kushtetuta e Kosovës duhet të ndryshohet por kjo mund të bëhet në rrethana më të qeta.

“Kushtetutat mund të jenë të ngurta, kjo e jona kërkon ndryshime ngase ka të meta nga më të ndryshmet dhe duhet të jemi të guximshëm për të bërë ndryshime por  duhet të kërkohet në rrethana pak më të qeta. Jemi Republikë Parlamentare dhe kemi kushtetuta si udhërrëfyese jo vetëm juridike por,  edhe politike. Por në të ardhmen e afërt duhet të kihet parasysh edhe kjo që të ndryshohet kushtetuta”,  shtoi ai.

Të ngjashme