Ish-këshilltari i Veselit: Qeveria Hoti është krijuar vetëm për një punë

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 20:28 | Nga Ekonomia Online

Blerim Latifi Ish-këshilltari i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë se Qeveria Hoti është krijuar vetëm për administrimin e marrëveshjes finale Kosovë- Serbi.

Mes tjerash, Latifi tha se nuk paragjykon përmbajtjen e marrëveshjes, sepse ende nuk e di se cila do të jetë ajo.

Postimi i plotë:

Qeveria Hoti është krijuar vetëm për një punë: administrimin e marrëveshjes finale Kosovë- Serbi!
Thaçi do ta nënshkruaj këtë marrëveshje!
Qeveria Hoti do ta implementoj!
PDK do ta mbështes në Kuvend!
VV do të protestoj në rrugë!
The end of history!

P.s. Nuk e paragjykoj përmbajtjen e marrëveshjes, sepse ende nuk e di cila do të jetë ajo! Hipotezat dhe parashikimet e deritanishme mbetet për t’u testuar!

Të ngjashme