Ish-këshilltari i Mustafës: Thaçi s’duhet të udhëheqë dialogun, i frikshëm kontrolli i tij autokrat mbi institucionet

Prishtinë | 17 Qer 2018 | 08:29 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka një kohë të gjatë që po diskutohet në të dy vendet, mirëpo deri më tani nuk ka ndonjë datë konkrete kur ato do të dakordoheshin rreth temave që cilësohen të mëdha, e të cilat do të dërgonin drejt një marrëveshje të obligueshme ndërkombëtare përmes të cilës procesi do të përfundonte me njohje reciproke.

Faza përfundimtare e dialogut Kosovë-Serbi është propozuar të udhëhiqet nga presidenti i vendit, HashimThaçi, por me këtë nuk po pajtohen partitë politike në vend.

Faton Abdullahu, ish-këshilltar i kryeministrit të Qeverisë së kaluar, Isa Mustafa, ka thënë për Ekonomia Online se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë, por që sipas tij, presidenti Thaçi nuk duhet të udhëheq këtë fazë të dialogut pasi që Qeveria nuk e ka shumicën demokratike e cila do të kontrollonte këtë proces.

“Unë konsideroj se kështu si kundër është puna duke pasur parasysh konstolacionin aktual të pushtetarëve duke pasur parasysh se ne aktualisht tani nuk kemi një shumicë të mirëfilltë, aktive, demokratike e cila i bën institucionet funksionale të kenë kontroll demokratik, pavarësisht se kush do të shkojë unë jam që Thaçi mos të jetë ai po edhe sikur te ishte Thaçi apo dikush tjetër ne duhet të kemi institucione, ne duhet të kemi shumicë që i bën institucionet të punojnë si duhet kjo nuk është e tilla prandaj ne duhet të kemi hezitim dhe sidomos mos të ngutemi në këtë fazë përfundimtare”.

Sipas tij, Kosova duhet të ketë kujdes në këtë fazë dhe propozoi që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme që Kuvendi të ketë një shumicë i cili do të kontrollonte çështjen e udhëheqësit të dialogut, raporton EO.

“Nga kjo determinohet ajo se ndoshta do të ishte më mirë që ne si shoqëri, si shtet të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, në zgjedhje të mëhershme që të arrijmë një marrëveshje dhe që është më e rëndësishmja t’i forcojmë institucionet, ta kemi një shumicë e cila nga Kuvendi do ta kontrollojë qoftë presidentin apo kë do tjetër, por ta kontrollojë në aspektin demokratik, se të dihet për çfarë po bisedohet, të kontrollohet të mos ketë lëshime të panevojshme, lëshime që mund të na dëmtojnë shtetësinë, të ardhmen e afërt, këto lëshime mund të bëhen dhe ky është problem i madh. Kam drojën se lëshimet mund të bëhen sa i përket asociacionit dhe duhet të ekzistojë një institucion si Kuvendi i cili do ta ketë një shumicë, një konstolacion pushtetar i cili do të bëjë kontrollin”.

Ndërsa për rolin e Qeverisë në këtë proces, Abdullahu pati vetëm kritika i cili tha se ekzekutivi qëllimisht po distancohet nga kjo dhe po i lihet rruga e hapur presidentit për të udhëhequr dialogun.

Ai theksoi se Qeveria nuk ka kontroll në këtë proces, por që presidenti Thaçi po kontrollon institucionet me autokraci, që sipas tij kjo është e rrezikshme që të vazhdohet dialogu me këtë kontroll të presidentit mbi institucione.

“Qeveria hyn në kuadër të asaj që nuk e ka shumicën, roli i Qeverisë si duket qëllimisht është të rrijë anash të meditojë dhe të shoh se çfarë do të bëhet. Kjo tregon se po i lihet presidentit aktual që ai të vazhdojë edhe përkundër faktit që nuk do ta ketë një kontroll, në të vërtetë është presidenti Thaçi ai që i kontrollon institucionet, që e bën këtë jo në mënyrë demokratike po me autokraci. Ne kemi në zhvillim e sipër një autokraci pa demokraci dhe kjo është e frikshme që në këto rrethana të shkohet në dialog sidomos në dialog në fazën përfundimtare e cila është shumë e ndejshme dhe do të vendosen gjëra atë rëndësishme”.

Ndërsa platforma e cila ishte propozuar nga Qeveria që të arrihet një përfundim para se Kosova të takohet me Serbinë u tërhoq po nga propozuesi i saj.

Abdullahu tërheqjen e platformës nga Qeveria e sheh si jo serioze dhe sipas tij ekzekutivi në momentin që pa gabimin në këtë platformë e tërhoqi.

“Tërheqja e platformës është plotësisht jo serioze, kjo tregon se kemi nguti, kemi qasje shkel e shko, ajo na tregon se nuk ka seriozitet, nuk ka pushtet të mirëfilltë demokratik që e merr gjithë këtë problem shtruar dhe vendos në mënyrë profesionale. Është i shkruar shpejtë, shkel e shko dhe që është e frikshme se lë mundësi për zhvillime nga më të ndryshmet që mund të jenë të dëmshme, me çka Qeveria heq përgjegjësinë nga vetja e saj dhe do ta fus diku tjetër, por kur sheh se gaboi nuk priton si shumë për gjëra tjera që mundohet t’i revitojë gabimet që është gabim edhe tërheqja, mbase shpresojmë që nuk do të jetë ajo që do të bëjë në hapin tjetër, po kështu siç qëndron puna do të vazhdojë edhe me gabime të tjera të kësaj natyre”.

Të ngjashme