Ish-komandantët e UÇK-së bëhen bashkë në ditët e Epopesë

Prishtinë | 05 Mar 2022 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Ish-komandantet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më vonë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe ne Forcës së Sigurisë së Kosovës u bënë bashkë sot në një vend.

Agim Çeku, Sylejman Selimi, Kadri Kastrati, Daut Haradinaj dhe Xhavit Gashi bënë një fotografi së bashku në kazermën që mban emrin e kryekomandantit Adem Jashari në Prishtinë.

Aty bashkë me drejtuesit e shtetit dhe shumë qytetarë morën pjesë në ceremoninë e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të FSK-së në 24 vjetorin e Epopesë së lavdishme të UÇK-së.

Të ngjashme