Ish-komandanti i FSK-së për Fondin për ushtrinë: Prioritet i Qeverisë duhet të jetë ngritja e kapaciteteve

Prishtinë | 07 Mar 2022 | 08:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se diaspora dhe qytetarët e vendit do të kontribuojnë në Fondin për ushtrinë, i themeluar ditë më parë nga Qeveria.

Krejt kjo ngase sipas tij, ushtria e Kosovës duhet të pajiset me armatim për të kryer misionin e vet.

Kastrati ka thënë se diaspora dhe qytetarët e vendit do të kontribuojnë në këtë drejtim, por theksoi se prioritet kryesor i Qeverisë duhet të jetë ngritja e kapaciteteve ushtarake.

“Këtë vit është shtuar për një pjesë të madhe të parave që kanë të buxhetit. Shteti e ka këtë mundësi. Mirëpo unë mendoj që po që se bëhet një ligj në parlament që mund të jepen donacione për ushtrinë e Kosovës unë mendoj që diaspora jonë dhe qytetarët e Kosovës kanë mundësi dhe nuk do t’iu dhimbet asnjë euro që të japin për ushtrinë”.

“Kjo do të ndihmonte ushtrinë e Kosovës që sa më shpejt t’i ngritë kapacitet e veta njerëzore, pajisjeve, armatimeve që të jetë e gatshme që ta kryejë misionin e vet. Në rend të parë do të kompletonte kapacitet operacionale, por edhe për të përmisuar kushtet që nevojiten për ushtri. Për të kryer të gjitha këto detyrime duhet të pajisemi me armatime, pajisje shumë të sofistikuara. qeveria e Kosovës duhet ta kenë prioritet numër një ngritjen e kapacitete ushtarake”, shtoi Kastrati.

Kastrati tha se prezenca ruse në Ballkan është e theksuar, prandaj Kosova duhet të jetë pjesë e NATO-s, raporton EO.

“ShBA dhe NATO e ka kuptuar që prezenca ruse në Ballkan është e theksuar. Është rrezik potencial që Ballkanin ta mbajë sa më shumë në tensione dhe është koha që ShBA dhe NATO për të dhënë një mesazh të qartë që Kosova është e gatshme dhe patjetër të jetë anëtare e NATO. Kongresi amerikan tha haptas që Kosova dhe populli i saj duhet të jenë pjesë e NATO”, tha Kastrati.

Të ngjashme